Zhurmë bëri performanca e Jennifer Lopez në “American Music Awards”. Ajo performoi për herë të parë live edhe bashkëpunimin me Maluma-n. Bëri një kërcim sensual me një veshje shumë të guximshme dhe pikërisht këtu do ndalojmë.
Nuk është hera e parë që vesh tylin e zi me një pjesë kadifeje në pjesët delikate. J.Lo nuk u lodh shumë për të gjetur një veshje tjetër, por përdori atë të klipit “Lonely” të publikuar një muaj më parë.

Foto nga klipi "Lonely" me të njëjtën veshje
Ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se për pak kanali që transmetoi AMA-në do ta censuronte performancën e saj sensuale (mbase edhe pak më tepër seç ekrani të lejon), komentet e njerëzve në YouTube janë pozitive.