Showbiz

Video/ Jane Fonda: Është më e vështirë të jesh e re sesa e moshuar

Video/ Jane Fonda: Është më e vështirë të jesh e

Aktorja Jane Fonda ka dërguar një mesazh me figurë dhe zë dedikuar të gjitha grave, sidomos atyre që bashkojnë forcat. Një mesazh për ato që janë angazhuar në çështjen e ndryshimeve klimatike, por jo vetëm.

“Oh unë jam gati 83 vjeç, çfarë dreqin mund të më bëjnë ata mua? Edhe nëse vdes çfarë pastaj? Ndaj jam gati të hidhen në mes të zjarrit. E di me siguri që po bëj të pamundurën, me gjithë fuqinë time, për të adresuar ndryshimet klimatike me të cilat planeti po përballet. Nëse njerëzit janë të bashkuar dhe të organizuar, ata mund të fitojnë. Dhe ia kemi dalë në këto 50 a 60 vitet e fundit të eksperiencës sime. Këto katër muajt e fundit të Ëashington D.C kemi dalë të veshur me të kuqe, për të protestuar çdo të premte dhe dy të tretat e protestuesve kanë qenë gra. Dhe shumica prej tyre ishin gra të moshuara. Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme. Me moshën krijon vetëbesim më të lartë, mëson të krijosh hapësirën tënde. Mua m`u deshën 60 vite për ta arritur këtë, për ta ndjerë veten të plotësuar, të përmbushur. Ndaj kjo duhet të jetë motivuese për shumë njerëz që po më dëgjojnë tani. Nuk është kurrë vonë, asnjëherë mos u dorëzo. Me ngulm mund të bëhesh nesër, ai që do të jesh sot. Në fakt është më e lehtë kur moshohesh. Është më e vështirë të jesh i ri sesa i moshuar. Më lejoni t`jua them këtë. Gratë e kanë shumë të rëndësishme bashkëveprimin, ndaj janë më të shumta në numër në klubet e librave, por edhe në këtë rast, në ndryshimet klimatike. Një duartrokitje sot për gratë”.

Fonda ka qenë aktive dhe në krye të protestave gjatë gjithë jetës. Kauza e fundit janë ndryshimet klimatike. Disa herë gjatë protestave është arrestuar, por nuk është dorëzuar.