Showbiz

Video/ Jennifer Lopez merr çmim dhe falenderon ata që e gënjyen dhe i copëtuan zemrën

Video/ Jennifer Lopez merr çmim dhe falenderon ata që e gënjyen

Jennifer Lopez theu të gjitha rregullat e fjalimeve klasike teksa merrte çmimin e saj në MTV Movie & TV Aëards 2022. Aktorja dhe këngëtarja kujtoi nga podiumi se sa të rëndësishme janë aspektet negative për t'u rritur në jetë.

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që përbëjnë jetën time. Ata që më dhanë gëzim dhe ata që më thyen zemrën. Njerëzit që ishin të sinqertë me mua dhe ata që më gënjyen. Dua të falënderoj dashurinë e vërtetë dhe dua të falënderoj mënyrën se si arrita të gënjeja veten, sepse vetëm kështu arrita të rritesha. Ishin zhgënjimi dhe dështimi ata që më mësuan të jem e forte. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që ma thanë në fytyrë, ose edhe mbrapa krahëve, se nuk mundem. Unë vërtet mendoj se nuk mund t`ia kisha dalë pa ata. Ashtu siç nuk do t`ia kisha dalë pa fansat e mi. Ju jeni arsyeja pse jam këtu, pse kam qenë edhe më parë, ju dua!”, tha Jennifer Lopez e përlotur.

Video/ Jennifer Lopez merr çmim dhe falenderon ata që e gënjyen

Ndërsa fëmijët e saj, binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme tha ata e mësuan të dashurojë.


Çmimi Generation, të cilin Jennifer Lopez fitoi, është një çmim që u jepet aktorëve më të dashur për publikun, pra më popullorëve. Scarlett Johansson, Chris Pratt, Will Smith, Reese Witherspoon, Robert Downey Jr., Sandra Bullock, Jamie Foxx, Johnny Depp, Ben Stiller, Tom Cruise, Jim Carrey e kanë marrë këtë trofe në të kaluarën.