Showbiz

Jennifer Lopez publikon videon: Kjo jam unë pa filtra 54 vjeç

Jennifer Lopez publikon videon: Kjo jam unë pa filtra 54 vjeç

Jennifer Lopez e cila sapo mbushi 54 vjeç pak ditë më parë ka postuar një video në Instagram, duke ndarë sekretet e saj të bukurisë.

“Nuk ka filtra. Jam vetëm unë. Kjo jam unë në moshën 54-vjeçare, duke shkëlqyer dhe e lumtur”, ka shkruar ajo.

Në video këngëtarja thotë se nuk ka përdorur asnjë efekt apo montim.

Por disa nga ndjekësit e saj në Instagram nuk ishin edhe të bindur. Ata madje thonë se pamja e saj është kontribut i ndërhyrjeve estetike.

Jennifer Lopez publikon videon: Kjo jam unë pa filtra 54 vjeç

“54 me kirurgji kozmetike, botox, mbushës dhe filtra,” thotë një prej tyre.

“Në vend të produkteve kozmetike, promovoni kirurgët tuaj plastikë,” shkruan një tjetër.

“Ajo është fantastike, por padyshim që ka një filtër në këtë video, ose të paktën ndonjë efekt të veçantë”, ka shkruar më tej një komentues.

“Kam parë foto të tjera dhe janë të ndryshme nga video. Jo se ajo nuk është e mrekullueshme, por pretendimi është padyshim mashtrues”, ka shkruar një tjetër.

Gjithsesi, kishte nga ata që u mjaftuan duke komentuar “je 54 vjeç dhe je kaq natyrale dhe e bukur, është e natyrshme që të kanë zili dhe të urrejnë”.