Showbiz

Video/ J.Lo, në skenë me mamin për të kënduar

Video/ J.Lo, në skenë me mamin për të kënduar

Jennifer Lopez e bën lajmin edhe aty ku askujt s`ia pret mendja. Në koncertin bamirës që ende nuk është transmetuar për publikun, J.Lo ngjiti në skenë nënën e saj.

Do të këndonte një këngë të vjetër të titulluar “Sweet Caroline”, por e bëri duet me mamin.

“Mami, eja këtu. A është e vërtetë që ti ma këndoje si ninullë këtë këngë kur isha e vogël”, e pyet J.Lo dhe e ëma Guadalupe Rodriguez i përgjigjet: “Po, e këndoja por Sweet Jennifer”, tha 75-vjeçarja.

Pas kësaj filloi muzika dhe intepretuan të dyja bashkë përpara 20 mijë mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë, të gjithë të vaksinuar.


Koncerti i bamirësisë u organizua nga Harry dhe Meghan me disa të famshëm të pranishëm. Paratë e mbledhura do të përdoren për shpërndarjen e vaksinave në vendet që nuk kanë akses të barabartë.

Video/ J.Lo, në skenë me mamin për të kënduar

Kurse për artdashësit, koncerti do të shfaqet në YouTube dhe disa televizione të huaja në 8 maj.

*Artikulli i Yahoo u përshtat në shqip nga Tiranapost.al