Showbiz

Video/ Julia Roberts dhe George Clooney ribashkohen për një komedi romantike

Video/ Julia Roberts dhe George Clooney ribashkohen për një komedi

Julia Roberts dhe George Clooney janë ribashkuar për Rom-Com 'Ticket To Paradise'. Është publikuar edhe traileri i filmit.

Aktorët luajnë një çift të divorcuar që bashkohen për të penguar dasmën e ardhshme të vajzës së tyre.

Clooney dhe Roberts kryqëzohen në një fluturim për në Bali, ku vajza e tyre Lily (Kaitlyn Dever) ka zgjedhur të martohet gjatë një udhëtimi pas diplomimit.

“19 vitet më të këqija të jetës sime”, thotë Clooney në rol kur ritakon Roberts.

Ajo ia kthen: “Ne ishim të martuar vetëm për pesë vite”, kurse ai i përgjigjet: “Unë jam duke përfshirë edhe shërimin”.

Megjithatë të dy do të bëjnë një armëpushim dhe do të fokusohen tek vajza duke sajuar skema të ndryshme për ta ndaluar. Arrijnë deri aty sa të vjedhin edhe unazat e dasmës.

Clooney dhe Roberts kanë luajtur më parë së bashku në 'Ocean's Eleven', 'Ocean's Tëelve' dhe 'Money Monster'.

Clooney nuk është shfaqur në një rom-com që prej 'One Fine Day' të vitit 1996.

Premiera e filmit do të jetë në 21 tetor.