Showbiz

Video/ Karantina mbaroi, por unë kam tre arsye pse nuk kam dal!

Video/ Karantina mbaroi, por unë kam tre arsye pse nuk kam dal!

Karantinimi na ka ndryshuar të gjithëve në një mënyrë apo në një tjetër, disa kanë kuptuar gjërat që për ta kanë më shumë rëndësi apo të tjerë cfarë duan të ndryshojnë me jetën e tyre. Hueyda El Saied i quan pasoja dhe pavarësisht se në Luksemburg izolimi ka mbaruar, ajo nuk ka dalë ende nga shtëpia për tre arsye.

“Që dje në Luksemburg ka mbaruar karatina. E para, se e dala nuk ka më lezet, më pëlqente kur dilja si klandestine, me frikën se do të më ndalonte policia. Së dyti, mbarimi i karantinës më ka zhgënjyer. Unë mendoj se në fillim duhet të kishin lënë të dilnin meshkujt e pashëm dhe femrat normale si unë. Dhe pas një ose dy muaji të liheshin ato vajza që gjatë karantinës u ushtruan dhe nuk kanë shtuar asnjë kilogram. Së treti, nuk kam dalë se teksa bëra sport për t’u dobësuar dëmtova një brinjë dhe mezi marr frymë. Por nesër do të dal se dua të vendos atë maskën që të merr frymë, por të bën të dukesh misterioz”, thotë ndër të tjerash në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Fun :-)

A post shared by Hueyda El Saied (@hueyda_artwork) on

Ndoshta kështu do të ndihemi edhe ne në Shqipëri, kur të ndodhë hapja përfundimtare, me dëshirën për të qëndruar më shumë në shtëpi.