Showbiz

Video/ Këngëtari brazilian vdes në skenë duke kënduar

Video/ Këngëtari brazilian vdes në skenë duke kënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Pedro Enrique, 30 vjeç ka rënë në skenë teksa këndonte. Në një moment i drejtoi mikrofonin sallës dhe u shemb përtokë. U dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.


E gjithë skena është regjistruar nga telefonat e fansave që gjendeshin aty.

Janë pamje të rënda të një artisti që dha frymën e fundit duke bërë atë që donte më shumë.