Video ku ambasadori iranian nuk e takon Mbretëreshën e Spanjës bën xhiron e rrjetit, por e ka një shpjegim
E Enjte 26 Janar 2023, 11:47
TiranaPost
Videoja e një vizite zyrtare të Ambasadorit iranian në Spanjë po bën xhiron e rrjetit. Hassan Ghashghavi takoi Mbreti Felipe dhe kaloi pa e shtrënguar dorën dhe pa e nderuar Mbretëreshën Letizia.
Mund të duket e vrazhdë, por në fakt ambasadori ka ndjekur rregullat e vendit të tij.
Siç raportohet nga El Paìs, që nga triumfi i revolucionit islamik të vitit 1979 në Iran, burrat e kanë të ndaluar të shtrëngojnë duart në publik me individë të seksit të kundërt që nuk janë pjesë e rrethit familjar. Për këtë arsye, Ghashghavi shmangu përshëndetjet formale për Letizian.