Showbiz

Video/ Kur Dua Lipa është me familjen i thotë “stop” punës dhe fansave

Video/ Kur Dua Lipa është me familjen i thotë “stop”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka patur një koncert në Rio de Janeiro, ku ka performuar këngët e albumit të saj të 2020-tës “Future Nostalgia”.

Në rrjetet sociale, është bërë virale një video në të cilën këngëtarja duket se ndërpritet nga fansat e saj, të cilët donin të bënin foto me të, por Dua me shumë dashamirësi i kërkoi që ta linin të shijonte ditën me familjen e saj.

Kur fansat e saj i afrohen për të bërë një foto, ajo përgjigjet duke thënë: "Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto sepse po e kaloj ditën me familjen time. Më vjen mirë që ju njoha".

Videoja nuk ka shkaktuar acarim dhe as zemërim te fansat të cilët shprehen në rrjete sociale se Dua është shumë e ëmbël dhe tani e duan më shumë.