Showbiz

Video/ Kur pamë sot Soni Malajn në skenë sikur u rikthyem 20 vite më parë

Video/ Kur pamë sot Soni Malajn në skenë sikur u rikthyem 20 vite

Për muzikën dhe stilin e saj, sa herë e shohim Soni Malajn të performojë na duket sikur vitet nuk kanë ikur.

Video/ Kur pamë sot Soni Malajn në skenë sikur u rikthyem 20 vite

Që në vitin ’97 me daljen e saj të parë në skenë, Soni spikati jo vetëm për zërin e bukur, por edhe për performancat, frymën rinore dhe moderne që përcolli me grupin 'Spirit Voice'.

Rrugëtimin e saj e vetme në muzikë ajo e nisi në vitin 2000, kur grupi u shpërbë. Ndërsa nuk i ka munguar asnjëherë skenës, sot kur u shfaq në një koncert ndryshe, online, në kushte pandemie, Soni dëshmoi se është e njëjta, energjike dhe moderne.

Me një stil veshjeje që i përshtatet gjithmonë kohës, këngëtarja kishte zgjedhur të vishej kuqezi, për 29 Nëntorin, por jo një fustan që ndoshta do të ishte shumë klishe dhe aspak në tipin e saj. Një komplet me crop-top dhe çizme të gjata, ndërsa materiali late i jepte më shumë frymë moderne.

Video/ Kur pamë sot Soni Malajn në skenë sikur u rikthyem 20 vite

Nga ana tjetër këngët e Sonit, dinë që të bëjnë të kërcesh dhe të ngrenë humorin, pavarësisht se e shikon nga shtëpia apo je përballë skenës së saj.

Video/ Kur pamë sot Soni Malajn në skenë sikur u rikthyem 20 vite

Sonte ajo na riktheu në vitet 2000 dhe na bëri sërish të mendojmë se po shohim ende Sonin në të 20-tat.