Showbiz

Video/ Lot dhe përqafime. Backstreet Boys homazhe për Aaron në koncert

Video/ Lot dhe përqafime. Backstreet Boys homazhe për Aaron në

Backstreet Boys i bënë homazhe Aaron Carter-it gjatë shfaqjes së tyre të dielën mbrëma në The O2 Arena, në Londër. Në videot e shpërndara në mediat sociale, anëtari i Backstreet Boys, Kevin Richardson ia kushtoi këngën e tyre të vitit 2019, 'No Place', Aaron-it dhe shpjegoi se kënga ishte 'shumë e veçantë për ta, sepse ka të bëjë me familjen'.

Video/ Lot dhe përqafime. Backstreet Boys homazhe për Aaron në

'Të gjithë ne këtu jemi rritur bashkë. Kemi kaluar ulje dhe ngritje. Ju falënderojmë që keni qenë me familjen Backstreet për 29 vjet, për gjithë dashurinë. Sonte i kemi zemrat të rënduara, sepse humbëm një nga anëtarët e familjes sonë dje. Ne thjesht donim të gjenim një moment në shfaqjen tonë për ta kujtuar atë”, tha Kevin drejtuar turmës.

Nick, vëllai i Aaron ishte dukshëm emocional dhe u përpoq të mbante lotët, ndërsa publiku bërtiti, 'Të duam Nick', kurse anëtarët e grupit e përqafuar me radhë.