Showbiz

Video/ Mark Frroku takoi pacientin zero dhe dyshon se bashkë me Rudinën janë infektuar

Video/ Mark Frroku takoi pacientin zero dhe dyshon se bashkë me

Rudina Dembacaj është lidhur live me “Shqipëria live” dhe ka treguar se ish-deputeti Mark Frroku njëherësh i fejuari i saj ka takuar në një ceremoni mortore pacientin zero. Disa ditë pas takimit me të, pati temperaturë të lartë dhe të dy u vetizoluan në shtëpi derisa e kaluan.

“Ishallah ka qenë korona që ta kemi kaluar”, tha duke qeshur Rudina që ia kaloi më pas telefonin Markut, i cili sqaroi se tani ishte shumë mirë.  

 


“Marku ka parë një serial dhe nuk i është ndjerë shumë zëri”, tha Rudina, kur u ngacmua nga prezantuesit nëse kishte zbuluar ndonjë tipar të Markut këto ditë në izolim që nuk e njihte më parë.