Showbiz

Video/ Këngëtarja Marsela Çibukaj u bë nuse!

Video/ Këngëtarja Marsela Çibukaj u bë nuse!

Këtë vit këngëtarja Marsela Çibukaj pritet të shkojë drejt altarit dhe t’i thotë ‘Po’ dashurisë së saj, Vitmar Bashës. Ndërsa ende nuk ka dhënë detaje për ditën e saj më të rëndësishme, sot për herë të parë e pamë të veshur me fustanin e bardhë.

Këngëtarja u bë nuse, por jo për dasmën e saj, por për të sfiluar për koleksionin e ri nga Geraldina Sposa dhe Joni Peçi.

Fustani i bardhë i fryrë me materialin saten, me detajin e rripit në bel dhe vatat e fryra, i përshtatet stilit të Marselës, që nuk kërkon gjërat e ekzagjeruara dhe gjithmonë pro klasit.

Po ashtu edhe makijazhi minimalist dhe flokët me valëzim i përshtateshin më së miri.

Video/ Këngëtarja Marsela Çibukaj u bë nuse!

Nuk e dimë nëse do të jetë ky fustani që këngëtarja do të zgjedhë për ditën e saj të rëndësishme apo do të eksperimentojë me një tjetër stil.