Showbiz

Video/ ‘Më mirë martohu dhe bëj fëmijë’. Deklarata e Albi Nakos që i ktheu rrjetin kundër

Video/ ‘Më mirë martohu dhe bëj fëmijë’.

Në “Just Dance” një prej konkurrenteve ishte një vajzë 40 vjeç që provoi të kërcente. Pas performancës së saj Albi Nako, pjesë e jurisë pasi e pyeti për moshën i sugjeroi: “Të vish këtu dhe të konkurosh me këta të rinj? Pa përjashtuar gjithë energjinë tënde… Mendoj që je në një moshë që më mirë martohu dhe bëj fëmijë sesa…”


Kjo deklaratë ka nxitur reagime në rrjet, mes tyre edhe të aktorit Aleks Seitaj.

Video/ ‘Më mirë martohu dhe bëj fëmijë’.

“Duke shprehur gjithmonë mendimin tim personal. Marr shkas nga x program televiziv. Mosha nuk ka të bëjë fare me mundësinë për të ëndërruar, kërcyer, kënduar apo performuar. Fakti që je grua nuk do të thotë që duhet të mbyllesh në shtëpi, të gjesh burrë dhe të lash tapetet. Dhe nuk ka asnjë aktor, këngëtar, balerinë, superstar apo lesh me qime, që të të tregojë se si ti duhet ta jetosh jetën, se si duhet të ëndërrosh. Mundësisht edhe 100 vjeç, ndiq ëndrrën tënde”, shkruan Seitaj.

Në një kohë kur gjithmonë e më shumë po flitet për lirinë e grave për të zgjedhur ta jetojnë jetën siç duan, ku gjithmonë e më shumë sugjerohet të mos pyetet një grua: Pse s`ke fëmijë, e kur në botë po bëhen revolucione që gratë të fitojnë kontrollin mbi trupin e tyre, komenti i Albi Nakos u ka tingëlluar keq shumë komentuesve.