Showbiz

Video/ Pse trajneri i Luiza Gegës nuk pranon ta shohë atë duke kërcyer në Dance With Me (dhe s`e ka keq)

Video/ Pse trajneri i Luiza Gegës nuk pranon ta shohë atë duke

Një ditë pas natës premierë të spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, Luiza Gega konkurrente, ka marrë opinionin e trajnerit të saj, si i është dukur.

“Trajner ju pëlqeu performanca ime?”, e pyet duke qeshur dhe e regjistron, duke e ditur përgjigjen e tij.

“S`të kam parë. Si të shoh? Të lodhen sytë me t`pa. Bëj atë që di të bësh”, i thotë trajneri Taulant Stërmasi, duke nënkuptuar që vrapi, atletika duhet të jetë spektakli i vetëm i kampiones së Europës.


Trajneri është busulla orientuese e saj në atletikë (ashtu si çdo trajner ka rolin). Ndërhyn në çështjet e stërvitjes, ushqimit, stilit të jetës dhe sigurisht edhe në një rast të tillë. Kërkon kohë dhe energji pjesëmarrja në një program të këtij lloji. Dhe që për më tepër, siç u pa edhe nga vlerësimet e jurisë, Luiza nuk mban kampion në kërcim ashtu si në sport.

Video/ Pse trajneri i Luiza Gegës nuk pranon ta shohë atë duke

Video/ Pse trajneri i Luiza Gegës nuk pranon ta shohë atë duke

Po siç edhe vetë e thotë në fund të videos: “Ajo (pjesëmarrja në program), është thjesht për gallatë, për qejf.”

Këtu gjen performancën e Luiza Gegës në spektakël