Showbiz

Video/ Rita Ora zbulon artisten që e frymëzon edhe sot

Video/ Rita Ora zbulon artisten që e frymëzon edhe sot

Edhe Rita Ora ka idhullin e saj që nuk e ka fshehur tani që edhe vetë është e famshme. Ishte dokumetari i fundit mbi jetën e Jennifer Lopez që e bëri të shkruajë disa rreshta për artisten që e ka frymëzuar.

“Sapo pashë dokumentarin tënd: “Halftime” në Netflix dhe vazhdoj të frymëzohem nga puna jote e palodhur, fleksibiliteti dhe bujaria e pafund. Të gjitha ne vajzave na ke mësuar të mos kemi kufij. Na ke treguar se mund t'i bëjmë të gjitha dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Në kohë dilemash, gjithmonë e kam kthyer kokën nga ty, nga arritjet e tua për orientim dhe për të gjetur atë shtysën që më duhej. Ti më kujton gjithmonë pse e dua kaq shumë këtë punë. Nëse nuk e keni parë dokumentarin e @jlo, bëjeni tani dhe frymëzohuni.

Mua dhe J.Lo na ka lidhur jeta gjithmonë duke qenë gra punëtore me karriera shumëdimensionale. Kjo video ishte e paplanifikuar. Diçka e vogël, argëtuese në piano, dhe një nga arsyet e shumta që do ta dua gjithmonë J.Lo-në”, shkruan Rita Ora teksa shfaqet në një video me Jennifer Lopez.

Video/ Rita Ora zbulon artisten që e frymëzon edhe sot

Poshtë postimit, sigurisht i është përgjigjur J.Lo ku i shkruan: Ti je më e ëmbla.