Video/ Shakira falënderon në skenë djemtë: Më bëtë të ndihem nëna që mund t'i bëjë të gjitha
E Mërkurë 13 Shtator 2023, 09:33
TiranaPost
Nga skena e MTV Video Music Awards 2023, Shakira si asnjëherë më parë mbajti një fjalim prekës për dy djemtë e saj që ndodheshin në sallë. Sasha dhe Milan shoqëronin nënën në event dhe nga skena ajo iu drejtua: "Falenderoj djemtë e mi Milan dhe Sasha që më bëjnë të lumtur dhe më kanë bërë të besoj se jam nëna që i bëj të gjitha", tha Shakira.
Viti i fundit ka qenë i vështirë për të pas ndarjes nga babai i fëmijëve, futbollisti Pique.
Shakira i dedikoi disa këngë rresht zhgënjimit prej tij dhe shijes së hidhur të tradhtisë.
"Nuk ishte faji yt e aq më pak i imi. Ishte i monotonisë.
Nuk bëra asgjë, por e ndjeja dhe e dija se kjo do të ndodhte...", thoshte në vargje.