Video/ Shannen Doherty tregon sesi frika më e madhe iu bë realitet. Metastazat janë përhapur në tru
Pasi zbuloi se kanceri i saj i gjirit ishte rikthyer, në shkurt të 2020-ës, aktorja Shannen Doherty ka treguar se një skaner CT i kryer më 5 janar zbuloi se kishte metastaza në tru.
“Më 12 janar bëra raundin e parë të rrezatimit”, shpjegoi aktorja, duke shpërndarë një video në Instagram.
“Frika ime duket qartë. Unë jam jashtëzakonisht klaustrofobike… Kështu duket kanceri,” tha Doherty.
Sipas klinikës Mayo, faza e metastazës ndodh kur qelizat e kancerit përhapen nga vendndodhja e tyre origjinale në tru. Metastazat e trurit mund të formojnë një ose më shumë tumore në tru.
Shumë fansa komentuan videon për të treguar mbështetjen e tyre dhe e vlerësuan aktoren për guximin e saj në ndarjen e imazheve kaq të drejtpërdrejta dhe të sinqerta të betejës së saj.