Showbiz

Video/ S`ka më sekrete, as gënjeshtra dhe as heshtje. Netflix ka gati dokumentarin për Britney Spears

Video/ S`ka më sekrete, as gënjeshtra dhe as heshtje. Netflix ka gati

Netflix ka publikuar trailerin e dokumentarit më të ri mbi jetën e Britney Spears. “Britney vs Spears” kështu titullohet dhe do të jetë premierë më 28 shtator.

Dokumentari është i përqendruar në betejën e saj për të fituar lirinë nga kujdestaria e babait. Krijuesit thonë se janë përpjekur të përmbahen vetëm mbi fakte dhe detaje që vetë Britney ka treguar.

Britney jeton në tutelën e babait të saj prej 13 vitesh me arsyetimin që nuk është e aftë mendërisht. Asaj nuk i lejohet të menaxhojë financat e saj, të martohet e as të krijojë familje.

Ka nisur një betejë ligjore me babain e saj, i cili së fundmi ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për t`u dorëhequr. Çështja ka mbetur në këtë pikë dhe është ende e pazgjidhur.