Showbiz

Video/ ‘Të ka hiptonizuar Zara’. Gjyshja e Dojnës, që të bën të qeshësh e të fut në mendime

Video/ ‘Të ka hiptonizuar Zara’. Gjyshja e Dojnës, që

“Të ka hiptonizuar Zara” dhe e përsërit më shumë se njëherë. Gjyshja e Dojna Memës me mençurinë, spontanitetin e saj, mirësinë dhe humorin na ka bërë edhe njëherë të qeshim e të mendohemi. Sigurisht, ajo e kishte inatin me mbesën e saj, që e lë rrogën tek Zara, por fjalët e saj vlejnë për të gjithë ata që rendin për të blerë, edhe atëherë kur nuk u duhet gjë.


Mbi 50 mijë shikime në Instagram për vetëm një ditë, në një video më pak se një minutë, vetëm gjyshja e Dojnës arrin të sfidojë postimet që tashmë janë bërë gati të parashikueshme në Instagram, nga vipat, blogeret, artistët e sportistët.

Merita sigurisht është edhe e Dojnës, që i poston pa filtra, ashtu siç janë, edhe me lapsuset e vogla. Aty është lezeti.