Showbiz

Video/ Zbulohet arsyeja pse Kelly Rowland u zu me asistenten në tapetin e kuq të Kanës

Video/ Zbulohet arsyeja pse Kelly Rowland u zu me asistenten në tapetin e

Në mes të tapetit të kuq plasi mes Kelly Rowland dhe një asistenteje. Teksa buzëqeshte për fansat dhe ngjitej në shkallët e Festivalit të Kanës, Kelly u bë me nerva.

Iu drejtua ashpër asistentes dhe video është e paqartë sesi lindi situata aty për aty. Nga buzët e tyre s`mund të lexohet asgjë.


Burime pranë saj kanë zbuluar se në fakt Kelly e ka pasur inatin me gjithë stafin e festivalit të cilët i ishin dukur agresivë.

“Njerëzit që janë caktuar për të ndihmuar yjet të ecin në tapetin e kuq po tregoheshin agresivë dhe Kelly po përpiqej ta injoronte atë. Në momentin kur ajo arriti te gruaja e fundit shpërtheu, sepse ajo e qortoi Kelly-n dhe i tha të lëvizte kur ajo po përpiqej t'ua bënte me dorë fansave dhe të ndihmonte paparacët të bënin shkrepjet e tyre. Asaj nuk i intereson të shfaqet si një divë nëse e di që po mbron veten. Ajo nuk fake dhe donte të vendoste një kufi të qartë”, thonë burimet pranë saj.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa javë pasi ajo u largua nga emisioni “Today” në shkurt, sepse nuk donte të përdorte të njëjtën dhomë zhveshjeje me dikë tjetër.