Showbiz

Viola Davis: Këshilla e vetme që i kam dhënë vajzës time

Viola Davis: Këshilla e vetme që i kam dhënë vajzës

Në një intervistë të fundit, aktorja amerikane, Viola Davis, ka ndarë këshillën që i jep gjithmonë vajzës së saj Genesis.

Më lejo ta them këtë. Bukuria s`ka lidhje fare me sjelljen.

Ok, më lejo ta them edhe një here. Bukuria s`ka lidhje me sjelljen.

Bukuria mund të ketë të bëjë me të famshmit, por jo me sjelljen.

Detyra jote është të krijosh qenien njerëzore. Dhe jo çdo qenie njerëzore është në kopertina revistash.

Ajo që i them vajzës time është: Genesis, ti je dashuria e jetës tënde. Duhet të nisësh që tani një histori të thellë dashurie me veten. Të lidhesh me zërin tënd të brendshëm, të jesh e ndërgjegjshme kur shoqëritë hyjnë dhe dalin nga jeta jote. Çfarë pëlqen, çfarë s`pëlqen. Çfarë të prek kufijtë, çfarë të bën të ndihesh keq. Dhe jepi rëndësi kësaj.

Kjo është fara mbi të cilën lulëzon gjithçka.

Askush s`ma tha mua këtë. Askush s`ma tha mua që isha dashuria e jetës time.

Unë thjesht s`e kam llogaritur veten. Nëse më është dashur të minimizohem për të ndërtuar një marrëdhënie, e kam ulur veten.

Nëse më është dashur të sakrifikoj nevojat e mia për të tjerët – kjo është çështje e rëndësishme për gratë – ne konsiderohemi të forta kur sakrifikojmë nevojat tona për të tjerët.

Unë i kam thënë,

Genesis, jo, mos e bëj.

Ti je dashuria e jetës tënde. Ti dhe vetëm ti.

Mendoj se pak a shumë kjo siguron gjithçka.