Showbiz

Vitet fluturojnë dhe Ramona e vogël u martua

Vitet fluturojnë dhe Ramona e vogël u martua

Për kë ka parë filmin "Ramona and Beezus", Joey King do të mbetet gjithmonë vajza e vogël, çapkëne dhe e shkathët, Ramona. Për të tjerët ka një sërë rolesh, një ndër ta tek "Bullet Train". Tashmë është 24 vjeç dhe është martuar.

Joey dhe regjisori 32 vjeç u martuan të shtunën në Spanjë, në një dasmë sekrete, të rrethuar nga familja dhe miqtë më të ngushtë.

Në fillim të kësaj jave, King ndau një foto duke u përqafuar me Piet.

'Dashuria është e lezetshme! Dashuria është madhështore!", shkruante ajo.

Vitet fluturojnë dhe Ramona e vogël u martua

Çifti u takua për herë të parë në vitin 2019 kur Piet ishte regjisor i dy episodeve të mini-serialit të saj Hulu "The Act". King njoftoi fejesën e tyre në Instagram marsin e kaluar me foto nga propozimi në shkretëtirë, ​​duke e quajtur momentin 'një ëndërr të vërtetë'.

“Nuk e dija kurrë që lumturia mund të ishte aq e fuqishme sa të mund të marrë ajrin nga mushkëritë e tua, duke pushtuar çdo pjesë tënde saqë nuk mund të shikosh qartë nga gëzimi i pamohueshëm”, shkroi King në atë kohë.

Në llogarinë e tij në Instagram, regjisori ndau më shumë detaje rreth momentit historik të çiftit. “Moti ishte më pak se perfekt. Ftohtë. Me erë. Përsosmërisht i papërsosur për t'i kërkuar mikes time më të mirë të kalojmë një jetë së bashku...".
Burimet pranë çiftit thonë se përpara dasmës Joey bëri edhe festën e beqarisë.