Showbiz

Will Smith i kërkon falje Chris Rock: Sjellja ime ishte e papranueshme

Will Smith i kërkon falje Chris Rock: Sjellja ime ishte e papranueshme

Will Smith ka thyer për herë të parë heshtjen pas shuplakës më të përfolur në skenën e Academy Aëards 2022 ndaj Chris Rock.

Aktori 53-vjecar në një video shpërndarë në YouTube, Instagram dhe Facebook i kërkon falje Rock dhe i thotë: Unë jam këtu kurdo që ti të jesh gati të më flasësh.

“Kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që m’u kthye ishte se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë ai do të më kontaktojë,” tha Will. “Por unë do të ta them Chris: të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që të jesh gati për të folur.”

Aktori gjithashtu ka thënë se dëshiron t'i kërkojë falje edhe nënës së Rock-ut dhe gjithë familjes së tij: “Pashë një intervistë që bëri nëna e tij. Ishte një nga momentet që u ndjeva shumë keq,” tha Smith. “Kështu që unë dua t'i kërkoj falje nënës së Chris; dua t'i kërkoj falje familjes së Chris, veçanërisht Tony Rock [vëllai më i vogël i Chris]. Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Kjo ndoshta është e pariparueshme,” tha Will.

Will Smith i kërkon falje Chris Rock: Sjellja ime ishte e papranueshme

Në ceremoninë e 27 marsit, përpara se të fitonte cmimin për aktorin më të mirë, Will doli në skenë dhe goditi Rock-un drejtpërdrejt.