X Factor përjashton Morgan: Sjellje të përsëritura, të papërshtatshme

Sky Italia dhe Fremantle Italia kanë ndërprerë marrëdhënien e bashkëpunimit me Morgan dhe praninë e tij si juri në X Factor.
“Nga vlerësimi i bërë pas sjelljeve të përsëritura, të papajtueshme dhe të papërshtatshme, të mbajtura ndaj produksionit, gjatë shfaqjeve të konkurrentëve dhe deklaratave të shumta të cilat kanë ndjekur gjithashtu njëra-tjetrën ditët e fundit morëm këtë vendim. Është thelbësore që konkurrentët dhe rruga e tyre mbetet në qendër të programit”, shkruhet në deklaratë.
Kujtojmë se Morgan debatoi me Fedez të cilit i përmendi shëndetin mendor, shau me fjalë fyese Ambran dhe herë pas here ka sulmuar edhe konkurrentët. Kurse në rrjete sociale vazhdimisht është shprehur se ky është misioni i tij në Sky Italia. Cili mision? Ky që televizioni sapo nuk ka rënë dakord?