Ylli i ‘Sex and the City’ bëhet baba në moshën 65-vjeçare
E Mërkurë 19 Shkurt 2020, 18:59
TiranaPost
Chris North ka mirëpritur djalin e tij të dytë në moshën 65-vjeçare. Ai dhe Tara Wilson e shtuan familjen me një djalë me emër poeti. Keats, si John Keats, kështu quhet më i vogli i shtëpisë, vëllai i Orion Christofer që mori automatikisht rolin e vëllait të madh.
Chris dhe Tara u martuan në 2012-ën, edhe pse marrëdhënia e tyre është shumë më e gjatë se kaq, pavarësisht ulje-ngritjeve që ka pasur vazhdimisht, sidomos në vitet e para.
Çifti nuk e kurseu as foton e parë të bebit që nga materniteti duke mos iu trembur syrit të keq si shumica që ua mbulojnë fëmijëve fytyrën me ç`të gjejnë përpara.
*Artikulli i Hello Magazine u përshtat në shqip nga Fabjola Hije