Zbulohet pas 8 muajsh debati i Chiara Ferragnit me Fedez në Sanremo
Po ka patur krizë pas puthjesh në buzë të Fedez me këngëtarin gay Chemical Rosa.
Fedez dhe Chiara Ferragni, në episodin e fundit të serialit në Amazon Prime, flasin për momentin e tyre të errët.
Chiara i kishte kërkuar Fedez që në Sanremo të mos bënte protagonistin dhe ta mbështeste, siç kishte bërë ajo shumë herë me të.
"Si artist mund të bëjë çfarë të dojë, unë do ta respektoj gjithmonë vullnetin e tij, por si shoqëruese doja mbështetjen e tij. Isha e trishtuar, e zemëruar, e zhgënjyer. Të gjithë më dhanë dashuri dhe mbështetje dhe ai jo në atë moment. Ishte shumë e vështirë”.
View this post on Instagram
Përfundon finalja e Sanremos, fiton Marco Mengoni, të gjithë shkojnë në dhomat e zhveshjes. Chiara Ferragni, e cila arriti të mbyllte me sukses mbrëmjen, mirëpret të gjithë familjen e saj në dhomën e zhveshjes: prindërit, motrat, kunatin, stafin e saj. Fedez mungon, ai arrin në një moment më vonë. Ai ka pamjen e trishtuar të dikujt që po fillon të kuptojë gabimin. Ajo i kërkon të qëndrojë, ai i përgjigjet: "Dua vetëm të iki".
“Ka shumë gjëra që ai mund të bëjë për ta rregulluar, por ato duhet të nisin nga ai, nuk mund t'ia them”, përfundon Chiara.
“Ajo që më shqetëson është dëmi që të shkaktova, të prisha një nga momentet më të larta të karrierës”, i thotë ai, tashmë i vetëdijshëm.
Gjashtë muaj pas xhirimeve, Chiara Ferragni dhe Fedez janë zyrtarisht ende bashkë.