Showbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Sex and the City’

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Sex and the City’

Vdekja e papritur e Willie Garson erdhi si pasojë e kancerit në pankreas. Ndaj edhe askush nuk kishte shkruar dhe lexuar më parë se Willie ishte keq. Është një sëmundje terminale që nuk lë shumë kohë.

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Sex and the City’
Willie me djalin

Willie ishte 57 vjeç. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha djali i tij përmes një dedikimi prekës.

“Të dua shumë baba. Pusho në paqe! Jam i lumtur që ndave aventurat e tua me mua. Jam krenar për ty! Do të të dua gjithmonë, por mendoj që është koha të të lë në aventurat e tua. Ti do jesh gjithmonë me mua. Të dua më shumë se sa e ke imagjinuar dhe jam i lumtur që je në paqe! Ti ishe gjithmonë njeriu më i ashpër, më gazmor e i mençur që kam njohur. Jam i lumtur që më dhe dashurinë tënde. Nuk do ta harroj e as nuk do ta humbas kurrë”.

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Sex and the City’

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Sex and the City’

Willie do të mbahet mend me rolin e shokut të Carrie (Sarah Jessica Parker) në “Sex and the City”, por në realitet, roli i tij i preferuar, ishte i babait.

Ai e birësoi djalin Nathen si baba beqar dhe vazhdoi të ishte një zë i fuqishëm në komunitetin e birësimit.