Zbuloni veshjet që Gwyneth Paltrow i ruan që nga vitet ‘90! Të gjitha vlejnë dhe sot

E Enjte 2 Shkurt 2023, 19:40
TiranaPost
Gwyneth Paltrow ka hapur garderobën ku ruan arkivën e veshjeve të afro 30 viteve më parë.
Vitet ‘90 ishin vitet e arta të aktores amerikane ku ajo shkëlqeu në role kinematografike e çmime prestigjioze deri në Golden Globe.
50-vjeçarja ka zbuluar fustane dhe veshje që kanë secili nga një kujtim të bukur brenda, por me siguri vlejnë edhe sot, 30 vite më vonë.
“Këtu mbaj disa pjesë të veçanta, si: fustani i Gucci-t që kisha veshur kur Brad (ish i dashuri i saj) më propozoi në Itali, një palë çizme Ralph Lauren me të cilat isha e fiksuar apo dhe një këmishë Klein që vesha në një premierë. Ato vijojnë t’i qëndrojnë kohës për mua, sepse përfshijnë pak nga klasikja dhe janë po aq elegante dhe të rehatshme,” thotë aktorja.