Showbiz

‘Zemër, kujdesu për vajzën’. 5 momentet më prekëse të fjalimit të gruas së Kobe Bryant

‘Zemër, kujdesu për vajzën’. 5 momentet më

Vanessa Bryant, bashkëshortja e basketbollistit Kobe Bryant që humbi brenda ditës atë dhe të bijën, mbajti një fjalim prekës mbrëmjen e djeshme.

5 momentet më prekëse i kemi veçuar.

‘Zemër, kujdesu për vajzën’. 5 momentet më

Puthjet e Gianna-s

Gianna Bryant ishte një vajzë e ëmbël një shpirt i bukur. Ishte gjithmonë e zhytur në mendime. Më puthte çdo natë për të më thënë natën e mirë dhe çdo mëngjes. Kishte raste kur mendoja se po ikte në shkollë pa më puthur dhe pa mirupafshim. I shkruaja: “Nuk më puthe?”. Ajo ma kthente: “Mami të putha, por ishe në gjumë dhe s`doja të të zgjoja”.

Gianna-n s`do ta shikojë të rritet

Nuk do mund ta shikojmë të rritet, të shkojë në shkollë të mesme me Natalia-n, nuk do t`i mësojmë të ngasë makinën. S`do kem mundësinë t`i them sa nuse e bukur duket në ditën e dasmës së saj. S`do ta shikoj kurrë të ecë drejt altarit, të bëjë vallëzimin e parë me babain, apo të lindë fëmijët e saj.

Kobe, baba vajzash

Ne flisnim gjithmonë se sa qejf do ishte kur të bëheshim gjyshër, kur vajzat tona të rriteshin. Ai do kishte qenë një gjysh i mrekullueshëm.

Kobe, romantik

Ai ishte shumë romantik. Shikonte çdo vit se si mund ta festonim Shën Valentinin ose përvjetoret tona. Organizonte udhëtime dhe bënte dhurata speciale. Bënte edhe dhurata me duart e tij, një prej të cilave e kam vendosur sot.

Kobe dhe Gigi bashkë

“Zoti e dinte se ata s`mund të ishin në tokë pa njëri-tjetrin. Ndaj i çoi bashkë në shtëpinë e tyre në parajsë. Zemër, kujdesu për Gigi-n”, e mbylli fjalimin e saj prekës Vanessa.

Kobe dhe Gianna e humbën jetën në një aksident ajror.

*Artikulli i cbsnews u përshtat në shqip nga Fabjola Hije