Është lajm i konfirmuar. Eurovizioni i 2023-shit do të mbahet në Britaninë e Madhe.
Britania do të jetë mikpritëse në vend të Ukrainës që gjendet ende në luftë.
Eurovizioni i kaluar u fitua nga konkurrentët ukrainas, Kalush Orchestra në festivalin që u mbajt në Torino të Italisë.
Por Unioni Evropian i Transmetuesve e dha prej disa javësh lajmin se Ukraina nuk ishte një vend i sigurt dhe se po kërkohej një mundësi tjetër që ndoshta mund të ishte Britania.
Vendndodhja në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjidhet në muajt e ardhshëm, me një proces tenderimi që pritet të nisë këtë javë. Organizatorët thanë se data e eventit muzikor më të madh europian do të zbulohet në kohën e duhur.