Ted Sarandos, bashkë-CEO dhe Shefi i Përmbajtjes në Netflix bëri publikisht analizën e fitimeve të tremujorit të katërt të 2021-shit.
Dhe kur u pyet nëse seriali do të rikthehej për një tjetër sezon, Sarandos tha: “Absolutisht. Universi i Squid Game sapo ka filluar”.
Njoftimi ndoshta nuk është shumë befasues për fansat e serialit që i dinë tashmë statistikat e shikueshmërisë së tij. Sezoni i dytë është pritur që kur Squid Game u bë seriali më i transmetuar Netflix zbulon se ka pasur 111 milionë shikues. Të mos llogarisësh të gjithë ata që gjejnë mënyra pirate për ta parë.
Regjisori Hwang Dong-hyuk kur u pyet për planet për një sezon të dytë, disa muaj më parë, tha se ishte ende i pasigurt pasi ishte lodhur me krijimin e sezonit të parë dhe nuk e dinte nëse do mund të arrinte të krijonte një vazhdim.
Filmi rrëfen historinë e më shumë se 200 njerëzve të varfër që përfshihen për para në një lojë vdekjeprurëse.