Aktualitet

Tragjike në familjen në Bulqizë: Nëna me dy fëmijët helmohen për vdekje nga rrjedhja e gazit

Tragjike në familjen në Bulqizë: Nëna me dy

Nëna 40 vjeçare Rajmonda Tola me dy fëmijët e saj, një vajzë dhe një djalë rreth moshës 10 vjeç nga familja e Ylber Tolës janë viktimat e helmimit nga rrjedhja e gazit të një bombole brenda shtëpisë së tyre në fshatin Ostren i Madh të Bulqizës.

Në fillim u raportua për një shpërthim të bombolës, por burime nga policia dhe spitali në Bulqizë tregojnë se tre anëtarët e së njëjtës familje janë helmuar nga rrjedhja e gazit.

Është edhe një pjesëtar tjetër i familjes në gjendje të rëndë për të cilin pritet të transportohet për në Tiranë dhe nuk dihet ende nëse është kryefamiljari Ylber Tola.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar për ngjarjen tragjike. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë. / Tiranapost.al