Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit/ Plagoset pronarja dhe dy punëtoret e byrektores në Yzberisht

Shpërthen bombola e gazit/ Plagoset pronarja dhe dy punëtoret e

(Foto nga vendi i ngjarjes)

Një shpërthim është shënuar mëngjesin e sotëm në biznesin e një byrektoreje në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, duke plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “3 Dëshmorët” rreth orës 07:25. Nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbetur të plagosur pronarja K.S. dhe dy punonjëset A. M dhe M. P, bëhet me dije në njoftimin e policisë.

Sipas raportimeve të para, shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi në një byrektore.

Ndërkohë raportohet se, janë shënuar shumë dëme materiale duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati, ndaj incidenti shkaktoi panik te banorët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ Tiranapost.al