Aktualitet

‘Shpresoj se ishte Brad ai që ta hoqi fustanin mbrëmë’. Fantazia e fansave të Jennifer Aniston s`njeh limite

‘Shpresoj se ishte Brad ai që ta hoqi fustanin

Ka mjaftuar fotoja e fustanit të bardhë, dantellë që Jennifer Aniston veshi në SAG Awards dhe sandalet me takë, të hedhura përtokë pranë vaskës, që ndjekësit e aktores të vënë në punë fantazinë.

“Ku është Brad? A u kënaqët mbrëmë? Unë mund ta shoh xhaketën e Brad në dysheme, atje në fund të dhomës”. Këto ishin vetëm disa komente të fansave të saj që e shfrenuan fantazinë.

Dhe fustani s`është i vetmi. Ata nisën të shpresonin për një rikthim të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston që pas fotos ku vështroheshin, sy më sy, duke buzëqeshur e duke biseduar, në SAG Awards.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.