Aktualitet

Shqetësimi për kanabisin, më 11 nëntor mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Shqetësimi për kanabisin, më 11 nëntor mblidhet

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet më 11 nëntor për të diskutuar në lidhje me fenomenin e kultivimit të kanabisit në vendin tonë.

Mbledhja e Këshillit ishte paralajmëruar nga Presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh i shqetësuar për përhapjen e kultivimit të drogës në vend, që është bërë problem edhe për vendet evropiane.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i SHISH Visho Ajazi.

Kujtojmë se pasditen e sotme Rama pati takim në Kryeministri me ambasadorët në vendin tonë, ku u diskutua pikërisht për kultivimin e drogës. /TiranaPost/