Shqiptarët në botë

Anuloni udhëtimet! Ministria e Jashtme njoftim edhe për ata që ndodhen në Itali dhe u ka përfunduar afati i qëndrimit

Anuloni udhëtimet! Ministria e Jashtme njoftim edhe për ata që

Një nga pyetjet më të shumta në rrjetet sociale por edhe në emisone televizive ka qenë se çfarë do ndodhë me shqiptarët që ndodhen në vendet e prekura me kornavirus, të cilëve u ka kaluar afati i qëndrimit. Ministria e Jashtme njofton se nuk do të merret asnjë masë proceduriale, por përmend vetëm rastin për Italinë.

Njoftimi:

Duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e këtyre shtetasve të huaj në territorin italian.

Pezullimi, në kuadër të një situate të forcës madhore, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat.

Për këtë arsye, nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të njerëzve me Republikën e Italisë.

-Ndërkaq, nuk ka një sqarim për 17 shqiptarët që ndodhen në Spanjë të bllokuar, pasi janë mbyllur kufijtë. Personat kanë qenë me pushime dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Ministria e Jashtme teksa bën thirrje të anulohen fluturimet, ka vënë në dispozcion adresat për të gjithë personat që ndodhen jashtë dhe të kontaktojnë me ambasadat:

Për të gjitha shërbimet konsullore të nevojshme apo të emergjencës do të aplikoni, pa u paraqitur në ambasadë, në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO):

1 Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun (hyrja në SHKO): https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/

2 Në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx (hyrja në portal) apo https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx… (hyrja në SHKO).