Shqiptarët në botë

Dëshpërimi i kryeministrit italian: Kjo është dita jonë më e zezë ndonjëherë

Dëshpërimi i kryeministrit italian: Kjo është dita jonë

Situata në Itali është e rëndë, me 366 viktima, më shumë se 7000 njerëz të infektuar dhe 16 milionë banorë në Lombardi dhe kryesisht rajone të veriut të vendosur të karantinë.

Kryeministri Italian ka postuar një foto në Instagram, duke lexuar disa shënime të vjetra, në dukje i shqetësuar, por pavarësisht kësaj gjen kurajën dhe thotë se Italia do t’ja dalë mbanë!

Ja çfarë shkruan kryeministri Giuseppe Conte:

Gjatë këtyre ditëve kam rimenduar për disa lexime të vjetra, të Winston Churchill. Kjo është “dita jonë më e zezë ndonjëherë”. Por ne do t’ja dalim.

-Më herët, kryeministri Italian tha se nëse qytetarët zbatojnë të gjitha këshillat dhe respektojnë masat e marra, atëherë Italia do e kalojë me sukses situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

“Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vendi së shpejti do të jetë në gjendje të ngrejë kokën. Është shumë e vështirë të bësh parashikime, sepse ne po përballemi me një virus të ri dhe me një normë të lartë virulence. Për të dalë nga kjo emergjencë, do të financojë të gjitha burimet njerëzore dhe ekonomike. Do të jetë i nevojshëm një plan 'i rindërtimit' efikas që përfshin të gjitha fushat”, u shpreh Conte.