Shqiptarët në botë

Katër shqiptarë mes të infektuarve me Covid-19 në Greqi

Katër shqiptarë mes të infektuarve me Covid-19 në Greqi

Katër persona me origjinë shqiptarë janë mes të infektuarve me koronavirus në Greqi. Sipas mediave televizive, ata janë me origijnë nga Saranda, minoritarë me shtetësi të dyfishtë që jetojnë në ishullin e Zakynthos.

Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një prej çifteve janë pronarë të një restoranti në zonën turistike, ndërsa çifti tjetër janë pronarë të një minimarket. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është me rrezik për jetën.

Mësohet se dy çiftet udhëtuan bashkë me grupin e pelegrinëve për në Izrael dhe në Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën një 66 vjeçar.

Në total, janë 99 të infektuar në Greqi, 86 me origjinë greke dhe katër me origjinë shqiptare.