Shqiptarët në botë

Kujdes duhanpirësit në këto kohë koronavirusi, çfarë kanë zbuluar shkencëtarët?

Kujdes duhanpirësit në këto kohë koronavirusi,

Nëse keni dashur të lini duhanin, kjo është koha më e mirë për te treguar vullnet e të vendosni ta lini njëherë e mirë. Shkencëtarët, studiuesit dhe zyrtarë të Instituteve ndërkombëtarë shëndetësore kanë paralajmëruar se duhanpirësit kanë rrezik shumë të lartë nga koronavirusi.

Kjo për shkak se duhanpirësit dëmtojnë mushkërinë dhe në rastin e infektimit me koronavirus që prek rrugët e frymëmarjes, tek një duhanpirës mund të ketë pasoja fatale. Gjithashtu edhe për faktin se kanë sistem imunitar më të dobët.

Në një intervistë për Bussines Insider, epidemiologu Saskia Popescu ka thënë se të gjithë ata që janë konsumues të duhanit, kanë rrezik më të lartë nga koronavirusi, për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe prekjes më kollaj nga koronavirusi.

Ndërsa profesoresha e Universitetit Kombëtar Australian Sanjaya Senanayake thotë se simptomat e Covid-19 janë më të përkeqësuara tek duhanpirësit:

‘Pirja e duhanit shoqërohet me sëmundje të tjera siç janë sëmundjet kronike të mushkërive dhe të zemrës, të cilat përkeqësohen nëse personi preket nga koronavirusi. Është momenti për të lënë duhanin”.

Nga viktimat në Kinë, numrin më të lartë e zënë meshkujt duhanpirës. vetëm 1% e grave kineze konsumojnë duhanin, sipas statistikave.

Më poshtë keni një hartë që tregon moshën, gjininë dhe sëmundjet që kishin viktimat, para se të prekeshin nga koronavirusi.

Kujdes duhanpirësit në këto kohë koronavirusi,

-Sëmundjet kardiovaskulare.

-Diabeti.

-Sëmundjet që prekin rrugët e frymëmarrjes.

-Hipertensioni

-Anjë sëmundje

-Meshkujt rezultojnë më të prekur sesa femrat.

-Numri më i lartë i viktimave i përket moshës 80 vjeç e lart.

-Numrin më të vogël e zënë moshat 10-19 vjeç.

-Nuk ka asjë viktimë të moshës 0-9 vjeç.