Art dhe Kulturë

Shqiptarët nuk duan artin por kafenë

Ditën e djeshme u hap Bienalja e Mesdheut me rreth 230 artistë nderkombëtar në Tiranë. Një mori aktivitetesh në kategori të ndryshme si krijime letrare, muzikë, film etj u zhvilluan gjatë ditës. Ky ritual do të vazhdojë për 4 ditë me rradhë. Sot në datë 5 Maj do të ketë aktivitete që kanë filluar në 12:00 dhe mbarojnë në mesnatë.

Drejtori Artistik Driant Zeneli, tregon për TiranaPost.al se motorri i punës u ndez për Bienalen e Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu, por meqënëse kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri, një  larmi aktivitetesh në të njëjtën ditë, shqiptarët nuk janë mësuar të jenë në lëvizje dhe akoma nuk ka një publik të gjerë që e ndjek me interes këtë ekspozitë shumëdisiplinore.

“Shqiptarët janë paksa ‘dembel’ dhe janë mësuar të rrinë në një vend për shumë kohë, ndryshe nga përmbajtja e Bienales, që ka disa aktivitete në ditë,” tha ai.

Kuratori i Bienales së 18 të Mesdheut tregon se kjo u bë e mundur në Shqipëri vetëm falë Ministrisë së Kulturës.

“Jam i lumtur që kjo po ndodh edhe në Shqipëri, si në çdo vend të botës” tregon Zeneli.

Programi i aktiviteteve për ditën e sotme është:

Në orën 12 u realizua një bisedë për historinë nga Maria Rosa Sossai dhe interpretime krijimesh letrare nga Jonida dhe Anarti tek REJA.

Më pas në orën 14:00 në Universitetin e Arteve u performua "The House of Bottle". Ndërkohë, në po të njëjtën orë(14:00) në Teatrin e Metropolit u interpretua një krijim letrar nga Valentina Lacinio.

Në orën 15:00 tek Muzeu Historik Nacional u zhvillua një performancë nga Youssef Ouchra dhe Deqa F-Marrakchia. Ndërsa tek Piramida po organizohet një ëorkshop nga Theodoros Zafeiropoulos dhe Katerina Velliou që filloi në orën 15:00 dhe zgjat deri në orën 20:00.

Tek Libraria afër Liqenit Artificial do të interpretojnë krijime letrare Naida Mujkić në orën 17:00 dhe Thomas Tsalapatis në orën 17:30. Mos u largoni nga Libraria pasi në orën 18:00 Ruben Salcedo do të ketë një performancë muzikore.

Sërish në orën 18 :00, Leticia Cabezudo do të performojë tek Universiteti i Arteve. 30 minuta më vonë do të ketë një performancë nga Sadegh Aleahmad dhe Jamal Sterret.

Në orën 19:00 do të luajë pjesë muzikore Ilir Lluka tek Piramida.

Tek Parku Rinia do të interpretojë në orën 19:30 Naida Mujkić dhe në orën 20:00 një interpretim tjetër nga Thomas Tsalapatis.

Në orën 20:30 do të shfaqet një film nga Carmen Ferez Guillen dhe Kalkeri Sangeet Vidyalaya dhe në orën 20:45 një film nga Leart Rama.

Parku Rinia do të përqafohet nga tinguj muzikorë në orën 21:00 nga J.J Sprondel dhe në orën 22:00 nga Vox Meduza.

Ndërsa në orën 21:30 do të performojë tek Turbina Blenard Azizaj dhe Maya Gomez.

Në mbrëmje do të shfaqen 3 filma tek Teatri Eksperimental, në orën 22:00 nga Maryam Tafakory, në 22:15 nga Youssef El Khoueiry dhe në orën 22:30 nga Thanasis Kafetzis.

Mesnata sërish do të ketë improvizime muzikore tek Piramida. Shfrytëzoni ditën!  K.G/Tiranapost.al