5 kushtet kryesore që duhet të plotësojë një shtëpi, nxitur nga pandemia

Duhet të kalonim ditë, javë e muaj të tërë të mbyllur në mes të katër mureve, për të kuptuar se çfarë na nevojitet tjerër në shtëpi. Disa njerëz ishin me fat dhe i kishin të gjitha, por shumica jetojnë në shtëpi të vogla, pa shumë hapësira.
Agjentët imobiliarë zbuluar për Metro se cilat janë 5 kërkesat kryesore që bëjnë sot blerësit dhe që janë të nxitura nga pandemia.
Kopshti
Në mënyrë të papritur, kërkesa për të pasur një kopsht para apo pas shtëpisë është rritur me 74% në rang botëror.
Tavanet e lartë dhe dritë natyrale
Pandemia vërtetoi se shtëpia nuk qenka thjesht hotel. Jetës nuk i dihet. Në ditët e izolimit shtëpia mori kuptimin e vërtetë dhe ja që duhej më shumë hapësirë e lartësi për të marrë frymë lirisht, por edhe më shumë dritë natyrale, për të shijuar diellin, qoftë edhe nga dritarja.
Palestra në shtëpi
Njerëzit as nuk e ëndërronin të frekuentonin palestrën në ato ditë pandemie. Edhe sot, që virusi është present, frika vazhdon të jetë e madhe dhe palestra ende e me risk të lartë të përhapjes, kështu që nëse kushtet janë në shtëpi, akoma më mirë.
Aksesi në WiFi
Puna nga shtëpia kërkoi patjetër internetin. Blerësit e shtëpive jo vetëm po interesohen për internetin, por duan të sigurohen që është me fibër dhe i shpejtë.
Pamja
Meqë një pjesë e madhe e njerëzve kanë kaluar shumë orë në ballkon a dritare gjatë pandemisë, kuptuan që pamja jashtë ka rëndësinë e saj. Një kopsht, pemë, një liqen, diçka që të kujton natyrën është sigurisht më mirë se një pallat apo shtëpi tjetër përballë.
*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al