7 ide për të zbukuruar oborrin apo ballkonin e shtëpisë

Bashkë me pranverën vjen edhe qejfi i madh për të kaluar më shumë kohë në ambient të jashtëm. Sidomos në ditët e frikës nga Covid-i lind edhe më shumë nevoja për të pasur një ambient privat. Ku? Në oborrin e shtëpisë. Dhe nëse nuk ke oborr, një kënd të vogël mund ta krijosh edhe në ballkonin e shtëpisë.
Ose edhe në një ndërtesë të vjetër, në një pronë të rrënuar që familja mund të zotërojë. Si në këtë foto.
Nëse je adhurues i ngjyrave, mund të zgjedhësh karrige të tilla. Ose mund t`i lyesh vetë, nëse në treg mungojnë. Kështu kalon edhe ca orë cilësore.
Kujt do t`i shkonte mendja, që në një rrip kaq të ngushtë, përbri shtëpisë, të krijonte një kënd kaq të këndshëm? Shumica e njerëzve do të përdorin për të mbajtur rrëmujërat e shtëpisë.
Ide të tjera? Plot.
*Fotot nga ArchDigest