Brenda shtëpisë ku Ashton dhe Mila u bënë fermerë

Shtëpia e Mila Kunis dhe Ashton Kutcher ku jetojnë me dy fëmijët e tyre është e ndërtuar mbi një kodër të Los Angeles. Çifti e ka shndërruar shtëpinë në fermë dhe gjatë izolimit të Covid-19 mbolli misër, e vaditi me pusin që hapi dhe e korri.
Vila kishte një pamje shumë më tradicionale. Një rezidencë Neoklasike Franceze e projektuar nga arkitekti Sumner Spaulding në fillim të viteve 1930 dhe e rinovuar nga dizenjatori legjendar Henri Samueli në vitet 1980, mori tjetër formë kur u bë e Kutcher dhe Kunis.
Nga sa thotë arkitekti, Backen Ashton dhe Mila i qëndruan në kokë projektit.
“Ata janë dy nga njerëzit më të zgjuar dhe më kureshtarë me të cilët kemi punuar ndonjëherë. Ne biseduam për gjithçka, deri tek dërrasat dhe betoni. Këto nuk janë llojet e bisedave që ne kemi me çdo klient”, thotë arkitekti.
Përveç tavolinave të reja me ndenjëse prej pelushi, super të rehatshme kanë edhe një sërë karrigesh prej froni argjendi të personalizuara që Kutcher porositi në një udhëtim në Indi. Pjesë e aksesorëve të veçantë është edhe një llambadar ekstravagant i gjatë 10 metra e prej kristali.
Dhomat, pishinën dhe çdo ambient tjetër e gjen nëpër foto.
*Artikulli i Architectural Design u përshtat në shqip nga Tiranapost.al