E keni kuzhinën rrëmujë? Shihni fotot dhe vëreni në vijë

Ndonjëherë kur shohim kuzhinën na duket aq rrëmujë sa përtojmë t'i futemi ta sistemojmë. Por shihni këto foto dhe merrni disa ide, e ngrihuni mos përtoni vendosini gjërat në vijë.
Përdorni një organizues, psh. një tabaka për objektet që janë gjithmonë mbi tryezë për t'i bërë hapësirat më të rregullta.
Organizoni rafte shtesë për të shfrytëzuar të gjithë hapësirën në dollapët e kuzhinës
Kavanozët e erëzave mund ti varni me disa mbajtëse plastike si në foto.
Celefonin, letrën e kuzhinës apo letrën e aluminit mund t'i sistemoni në një mbajtëse plastike që në zyrë e përdorni për dokumentet.
Vendosni mbajtëse në frigorifer për të ndarë produkte të ndryshme.
Shumicën e lugëve të kuzhinës varini si në foto.
Për çajrat gjeni një kuti ku t'i vendosni të gjitha.
Tasat plastikë ndajini më vete nga kapaku, që të krijoni më tepër hapësirë.