Shtëpia që dua

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e 2021-shit

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e

Pandemia i përshpejtoi disa nga tendecat e arredimit të shtëpisë. Izolimi bëri të vetën.

Melissa Penfold, eksperte e arredimit tregon 10 tendencat që na presin për 2021-shin.

Do fusim në shtëpi natyrën

Improvizime të natyrës do të ketë ngado në shtëpi. Ballkone si i Zhulietës, tarraca për të para yjet dhe ambiente në shtëpi që duket sikur je më shumë jashtë se brenda.

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e

Do heqim dorë nga ambientet e hapura

Kuzhina, ambienti i ngrënies, salloni, këndi i lojërave dhe ndonjëherë edhe dhoma e gjumit pa ndarje muresh e dyersh do jetë diçka që do shmanget. 

Suburbanet do kthehen në urbane

Edhe shtëpitë në periferi do të arredohen në stil modern.

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e

Palestra e shtëpisë do të evoluojë

Nuk do ketë thjesht ndonjë pajisje vrapi apo biçikletë. Ambienti dedikuar palestrës do të ketë sauna, vendin e jogës dhe do t`i kushtohet gjithmonë e më shumë rëndësi ambientit të meditimit.

Më shumë lavamanë

Do t`i lajmë duart më shumë. Lavamanë do ketë që në hyrje të shtëpisë. Pandemia do lërë disa pasoja edhe të këtij lloji.

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e

Tavolinat e ngrënies do zvogëlohen

Njerëzit do mbidhen më pak, me më pak të ftuar. Sofrat do jenë më të vogla se zakonisht.

Brezat do të ribashkohen në një shtëpi

Shtëpitë do jenë pak më të mëdha për të strehuar disa breza dhe për të dëshmuar koston e lartë të jetesës së pavarur.

Do bëjmë pazar të mençur

Njerëzit gjithmonë e më shumë do të blejnë në mënyrë të zgjuar. Do bëjnë shopping sipas filozofisë: “Nuk jam shumë i pasur të blej gjëra të lira”.

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e

Muret dhe mobiljet do të kenë forma të harkuara

Psikologjia e formave thotë se skajet me forma të rregullta përfaqësojnë rregullin dhe disiplinën, format e rrumbullakëta dhe organike ngjallin harmoni dhe ngrohtësi.

Ju prezantojmë shtëpinë tuaj të ardhshme! 10 trendet e

Puna nga shtëpia do të shtohet ndaj në to do të ketë hapësira studioje dhe zyre.

*Burimi melissapenfold.com