Margot Robbie nxjerr në shitje vilën ku edhe kafshët kanë dhomën e tyre

Margot Robbie jeton në Venecia në një shtëpi 5 milionë dollarëshe. Ndaj shtëpinë në Los Angeles e ka nxjerrë në shitje. Vila dy-katëshe është e pozicionuar në një nga lagjet më të pasura, në Hancock Park dhe kushton 3.5 milionë dollarë. Ajo e bleu në 2017-ën, menjëherë pas martesës me kineastin britanik Tom Ackerley.
Shtëpia me dërrasa të bardha ofron një hapësirë prej 316 metrash katrorë. Rezidenca është e izoluar dhe private. Shtëpia ka katër dhoma gjumi.
Kati i parë ka një sallon, një dhomë ngrënieje dhe një dhomë gjumi me tualet.
Tavani është i lartë, dyshemetë janë prej lisi evropian.
Shtëpia ka gjithashtu një bodrum për të ruajtur verën dhe një dhomë enkas për kafshët. Kjo e fundit është me derë nga jashtë.
Suita kryesore në katin e sipërm ka një tualet dhe një ballkon të vogël.
Kurse dy dhomat e miqve ndodhen në katin e dytë gjithashtu.
*Artikulli i Daily Mail u përshtat në shqip nga Tiranapost.al