Shtëpia që dua

Ndërsa të gjithë flasin si do ndikojë divorci tek industria e tyre, NY Times shkruan për vilën buzë liqenit të çiftit Bill dhe Melinda Gates

Shtëpia 6100 metra katrorë ishte ëndrra e një beqari si Bill Gates dhe makthi i një nuseje të re si Melinda Gates. Një shtëpi me programe të teknologjisë së lartë i krijonte një të sapomartuare idenë se po jetonte brenda një ‘videogame’. Gates tregonte se si miqve mund t`u jepeshin bexhe (karton identifikimi) dhe shtëpia do të funksiononte me sensorë. Dritat e dhomave do ndizeshin kur hyje e do fikeshin kur dilje. Muzika do ndizej vetë dhe temperatura e dhomës do rregullohej automatikisht sipas preferencës. Pra një shtëpi e mençur. Muret e shtëpisë do shndërroheshin në ekrane ku mund të shfaqte vepra arti të digjitalizuara. Po a i realizoi Bill të gjitha idetë e tij? Dhe kush do e mbajë vilën si përfundim?

Ndërsa të gjithë flasin si do ndikojë divorci tek industria

Ndërsa ekspertët e filantropisë, financave, teknologjisë dhe shëndetit global po përpiqen të parashikojnë se si do ndikojë divorci i Melinda dhe Bill Gates në industritë e tyre, të tjerët po pyesin: Kush do e marrë vilën buzë liqenit në periferi të Seattle, e cila ka një vlerë prej 131 milionë dollarësh? Po njerëzit a do mund të shohin ndonjëherë ndonjë foto brenda kësaj rezidence?

Ndërsa të gjithë flasin si do ndikojë divorci tek industria

Ajo është 6100 metra katrorë, e pozicionuar në breg të Liqenit Uashington. Që prej 1995-ës, kur NY Times i dedikoi një shkrim, vila kishte një spa, një pishinë, një palestër me gurë të marrë nga një majë mali në Paqësorin Veriperëndimor, një dhomë trampoline dhe një rezervuar për salmonin, troftën dhe peshq të tjerë. Rezidenca ndryshe quhet Xanadu 2.0.

Për sqarim: Xanadu i referohet një prone të madhe e të bukur që i përkiste manjatit të famshëm në filmin ‘Citizen Kane’. 2.0 i referohet risive teknologjike të Gates.

Ndërsa të gjithë flasin si do ndikojë divorci tek industria

Pak njerëz kanë shkelur brenda kësaj prone dhe vetëm një praktikant i Microsoft që e vizitoi njëherë në 2007-ën u lejua të shkruante diçka mbi këtë vizitë në blogun e kompanisë. Sipas rrëfimit të tij, shtëpia është ndërtuar nga 'dru portokalli' dhe rëra e plazhit është marrë nga Hawaii. Pemët e pyllit përreth janë bredh Douglas.

Ndërsa të gjithë flasin si do ndikojë divorci tek industria

Shtëpia e ndarë në disa godina është ndërtuar në një kodër dhe është projektuar nga arkitektët James Cutler dhe Peter Bohlin.

Ndërsa të gjithë flasin si do ndikojë divorci tek industria

Duket interesante edhe vetëm nga përshkrimi, por Melinda Gates një herë tregoi se kjo rezidencë i ka shkaktuar disa kriza të vogla, personale.

Ndërsa të gjithë flasin si do ndikojë divorci tek industria

Kurse Bill Gates ka qenë duke e ideuar këtë shtëpi, përpara martesës me Melindën. Ndërtimi u ndal kur Melinda u shfaq në skenë. Ky vend ishte ëndrra e një beqari dhe makthi i një nuseje. Një shtëpi me programe të teknologjisë së lartë e ‘software’-eve i krijonte një të sapomartuare idenë se po jetonte brenda një ‘videogame’.

Pas gjashtë muaj diskutimesh me burrin e ardhshëm, nëse duhej ndaluar ndërtimi i kësaj shtëpie, Melinda ra dakord të vazhdohej, por të ndikonte në vazhdimësi për të dhënë idetë e saj e për ta bërë shtëpinë një vend të jetueshëm për një familje e jo një “magjistar teknologjie”.

Megjithatë Bill Gates duket se nuk hoqi dorë nga idetë e tij. Në librin “The Road Ahead” shkruar në vitin 1995 tregonte vizionin e tij rreth shtëpisë teknologjike. Gates tregonte se si miqve mund t`u jepeshin bexhe (karton identifikimi) dhe shtëpia do të funksiononte me sensorë. Dritat e dhomave do ndizeshin kur hyje e do fikeshin kur dilje. Muzika do ndizej vetë dhe temperatura e dhomës do rregullohej automatikisht sipas preferencës. Pra një shtëpi e mençur. Nuk është e qartë sot, nëse i ka vënë në zbatim të gjitha këto ide.

Një tjetër vizion i Gates ishte shndërrimi i mureve të shtëpisë në ekrane ku mund të shfaqte vepra arti të digjitalizuara. Ndërsa shtëpia ndërtohej, Gates nisi të blinte të drejtat për të disponuar elektronikisht veprat me famë botërore nga Galeria Kombëtare e Londrës.

Këto blerje ishin gjithashtu pjesë e një iniciative biznesi. Gates mendonte se në të ardhmen, njerëzit do të donin ta dekoronin shtëpinë me vepra arti të digjitalizuara ashtu siç ai vetë preferonte. Vizioni i tij nuk u realizua. Veprat që bleu për përdorim elektronik krijuan një arkiv, i cili më vonë iu shit një kompanie kineze.

Pavarësisht se si doli rezultati final i shtëpisë së tyre, pavarësisht ndryshimeve që vetë Melinda Gates bëri për ta përshtatur edhe sipas preferencave të saj, në 2019-ën tregoi edhe njëherë që nuk ishte shumë entuziaste rreth jetesës atje kur tha: “Ne nuk do ta mbajmë atë shtëpi përgjithmonë. Unë pres me padurim ditën që bashkë me Bill të jetojmë në një shtëpi 140 metra katrorë”.

Po si përfundim ç`do bëhet? Do e shesin apo do ta mbajë Bill ta shndërrojë totalisht sipas vizionit të tij?

*Artikulli i New York Times u përshtat në shqip nga Tiranapost.al