Në shtëpinë e Kylie Jenner ku në vend të fotove në mure varen prezervativë
E mban mend çfarë ke qenë duke bërë në fillim të të 20-tave të tua? Po jepje provimet e mbartura? Po kërkojnë ndonjë punë, qoftë edhe vullnetare, sa për eksperiencë?
Epo Kylie Jenner ka nja tre vila dhe një prej tyre mund ta shikoni sot.
Në shtëpinë në Hidden Hills, në Los Angeles, mbizotëron ngjyra pink. Kylie tregon se kjo është ngjyra e saj e preferuar ndaj në sallon dhe dhomën e gjumit apo në gardërobë ka zgjedhur të mbizotërojë ngjyra që preferon.
Tek muret, karriget, qoftë edhe tek lulet mbi pasqyrën e tualetit, mbretëron pink.
Pjesa më e lezetshme e shtëpisë së Kylie-t janë muret. U ka kushtuar rëndësi të veçantë. Në ata të dhomës së gjumit dhe dhomës së ndjenjes ka vendosur të zmadhuara fotot e figurave që e kanë frymëzuar, si Audrey Hepburn apo Brigitte Bardot. Modeste, askund nuk ka vendosur veten.
Kurse në pjesën e barit të shtëpisë, aty ku ia lejon vetes të pijë diçka më shumë e të ngrejë volumin e muzikës, në mur ka varur pako gjigante prezervativi. Këto pako janë skulptura të realizuara nga Beau Dunn dhe vetëm një kushton 6 mijë dollarë.
*Artikulli i Architectural Digest u përshtat në shqip nga Tiranapost.al